Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E dhimbshme: Vdes fëmija 2-vjeçare pasi dërgohet në Emergjencë në Ferizaj

Gazeta10
24 November 2026 - 8:49

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Ferizaj, ku një fëmijë 2-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente.

Sipas raportit të policisë, fëmija ishte dërguar në Emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht kësaj, më pas ka ndërruar jetë.

Raporti policor:

Rr. Ramadan Rexhepi, Ferizaj 23.11.2026-18:20. Raportohet se në Qendrën Emergjente nga familjarët ishte dërguar fëmija i moshës dy vjeçare në gjendje të rënde shëndetësore, mirëpo i njëjti më pas kishte ndërruar jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.