
Sipas raportit 24 orësh policor, një person ka vdekur derisa ishin duke kryer disa punime në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, raporton Gazeta10.
Ngjarja ka ndodhur dje dhe dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur.
Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 19.11.2022 – 08:55.Raportohet se, deri sa ishin duke u kryer disa punime, dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar.”Gazeta10.