Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes ushtari rezervë i FSK-së, Ministri Mehaj shpreh ngushllimet e tij

Gazeta10
23 Gusht 2022 - 12:45

Ushtari rezervë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bledar Bujupi ka ndërruar jetë, raporton Gazeta10.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur ngushëllime e tij për këtë humbje.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë. Në këto çaste të dhimbjes, ju shprehim ngushëllime familjes Bujupi dhe të gjithë të afërmeve të të ndjerit”, ka shkruar Mehaj në Facebook, të martën.

“Humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionin tonë, këto momente mund t’i përballojmë vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit. Ngushëllime”, përfundon postimi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.