Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdesin dy pacientë në Infektive, pos sëmundjeve kronike ishin të prekur edhe nga COVID-19

Gazeta10
19 August 2024 - 8:53

Dy pacientë që po trajtoheshin në QKUK, kanë vdekur në Klinikën Infektive, të cilët pos sëmundjeve të rënda kronike, kanë qenë të infektuar edhe me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetë drejtori i Klinikës, Arben Vishaj.

Ai tha se njëri pacient ka vdekur rreth dy orë pasi është dërguar në këtë klinikë, por që shkaktari i drejtpërdrejt nuk ka qenë COVID-19.

“Njëri pacient ka qenë rreth 80-vjeçar, me sëmundje kronike, si dhe ka rezultu edhe me koronavirus. Ndërsa pacienti tjetër me sëmundje të mushkërisë. Nuk mundemi me iu atribu që shkaktari i drejtpërdrejt ka qenë COVID-19”, ka thënë Vishaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.