
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka treguar performancë fantastike në ndeshjen e Mallorcas ndaj skuadrës së Villarreal.
Vedat Muriqi shënoi një gol e dhuroi një asist përgjatë 81 minutave që u aktivizua në fushën e lojës.
Kosovari 28-vjeçar këtë sezon të La Liga ka shënuar 9 gola dhe ka arritur të dhurojë 2 asiste.