
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka takuar sot Papa Françeskun në Vatikan së bashku me skuadrën e Kryeqytetit të Rinisë, raporton Gazeta10.
Veliaj, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ky takim i ka ngjallur kujtimet atij nga vizita e parë apostolike e Papës Françeskut në Tiranë.
Tutje, kryetari i Tiranës ka thënë se Shqipëria tani po vrapon pas një vëllazërie besimesh pavarësisht të “kaluarës së hidhur”./Gazeta10