Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Veliu: Erdhi në Drenicë si fëmijë, mirëpo me punë e përkushtim ka arritur këtu

Gazeta10
07 May 2023 - 22:34

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Avni Haxhiu (KF Trepça), Bekim Shotani (trajner), Hilmi Veliu (fotograf) dhe Mentor Zhdrella (ish-futbollist).

Gjatë diskutimit për të kaluarën e Amir Rrahmanit, i cili së fundi është shpallur kampion me Napolin në Serie A, fotografi Hilmi Veliu foli për fillimet e kapitenit të kombëtares së Kosovës.

“Amir Rrahmani erdhi në Drenicë si një fëmijë, mirëpo puna e karakteri I tij e kanë sjellur atë në pozitën që gjendet sot.”, tha Veliu.

Tutje, ai tregoi se ai së bashku me trajnerin Bylbyl Sokoli ishin ata që e panë talentin e tij që nga fillimi.

“Shkuam në Prishtinë, aty ku Amiri kishte dështuar në prova. Unë së bashku me Bylbyl Sokoli vendosëm që ta marrim në klubin e Drenicës. Ka qenë vetëm 16-vjeçar.”, vazhdoi tutje fotografi Veliu.

Amir Rrahmani ishte pjesë e ekipit të Napolit, i cili u shpall kampion pas 33 vitesh në elitën e futbollit Italian, pesë javë pa përfunduar kampionati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.