Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Veliu: Qeveria e mashtrimit po ua tregon ‘muskujt’ mësimdhënësve, i la pa bukën e gojës

Gazeta10
04 Tetor 2022 - 12:24

Ish-ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar për vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Veliu tha se “Qeveria e shpresës” çdo ditë e më shumë po e tregon fytyrën e vërtetë.

Sipas tij, pasi ndodhi greva në sektorin publik, kjo qeveri po tregon se është qeveri e ndëshkimit.

“Po vërtetohet se Kurti me kabinetin e tij qëllimisht iu shmang dialogut dhe ndërprerjes së grevës në arsim me qëllim që t’i tregojnë “muskujt” karshi mësimdhënësve.Ndodhi ajo që edhe mund të pritej, qeveria e mashtrimit ndëshkoi mësimdhënësit dhe duke mos ua procesuar pagat, i la pa bukën e gojës mbi 20 mijë familje”,tha Agim Veliu.

Tutje, ai tha se në kohën e inflacionit më të lartë që nga paslufta, ngritjes enorme të çmimeve dhe kur qeveria e “mashtrimit po paralajmëron dimër të rëndë energjetik”, shumica e mësimdhënësve nuk do të marrin paga as në nëntor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.