
Ndeshja Vëllaznimi – Prishtina e cila ishte planifikuar të luhej të enjten në kuadër të 1/16 së Kupës së Kosovës është anuluar.
Ky anulim ka ardhur me kërkesë të klubit nga Gjakova me arsyetimin se ekipi ndodhet në gjendje jo të mirë financiare.
Pas këtij vendimi të Vëllaznimit, Prishtina do të kalojë automatikisht në 1/8 e finales së këtij kompeticioni.
Vëllaznimi që është edhe njëri ndër klubet më me traditë në futbollin kosovar tash e një kohë gjendet në gjendje të rëndë financiare.
Gjakovarët renditen në pozitën e fundit në grupin A të Ligës së Parë të Kosovës dhe rrezikojnë të bien në kategorinë e tretë të futbollit kosovar.