Gazeta10

Vendet nordike planifikojnë mbrojtje të përbashkët ajrore kundër kërcënimeve ruse

Komandantët e Forcave Ajrore nga Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka thanë të premten se kanë nënshkruar një letër dakordimi për të krijuar një mbrojtje ajrore të unifikuar nordike që synon të “jetë përballë” kërcënimit në rritje nga Rusia.

“Synimi është që të jemi në gjendje të operojmë së bashku bazuar në mënyrat tashmë të njohura të operimit nën NATO”, citohet të jetë thënë në një deklaratë të forcave të armatosura të katër vendeve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lëvizja për të integruar forcat ajrore u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, ka thënë për Reuters komandanti i forcave ajrore daneze, gjeneralmajor Jan Dam.

“Flota jonë e kombinuar mund të krahasohet me një të një vendi të madh evropian”, ka shtuar ai.

Siç bëhet e ditur, Norvegjia ka 57 aeroplanë luftarakë F-16 dhe 37 aeroplanë luftarakë F-35 me 15 të tjerë nga këta të fundit të porositur. Finlanda 62 aeroplanë F/A-18 Hornet dhe të porositur 64 F-35, ndërsa Danimarka ka m 58 F-16 dhe 27 F-35 të porositur.

Ndërsa Suedia ka më shumë se 90 aeroplanë Gripens.

Nënshkrimi në bazën ajrore Ramstein në Gjermani javën e kaluar u ndoq nga shefi i Komandës Ajrore të NATO-s, gjenerali James Hecker, i cili gjithashtu mbikëqyr Forcat Ajrore të SHBA-së në rajon.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me aleancën ushtarake transatlantike vitin e kaluar. Por procesi është penguar nga Turqia, e cila së bashku me Hungarinë ende nuk i kanë ratifikuar anëtarësimet.

Komandantët e forcave ajrore nordike diskutuan fillimisht bashkëpunimin më të ngushtë në një takim në nëntor në Suedi. /Gazeta10/

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë