Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Vendi ku bashkohen idetë dhe kreativiteti i biznesit’ – EXPO DIASPORA 2026 do të jetë i hapur deri me 18 gusht

Gazeta10
04 August 2026 - 11:30

Mbrëmë në ambientet e FLORY Gallery EXPO në Prishtina Mall është hapur zyrtarisht Panairi EXPO DIASPORA 2026 nga MEDIA 10 në bashkëpunim me bizneset e shumta partnere të televizionit të gazetarëve Kanal 10.

Në hapje të panairit, gazetari Kushtrim Sadiku ka thënë se pjesa më e bukur e vendit tonë është diaspora e cila e ka kohën e vet dhe i ka njerëzit e vet, e ka hapësirën e merituar, hapësirë kjo që natyrisht ne po ia japim ngase i kemi mjaft të vlefshëm, prandaj edhe nuk duhet të mungojë duartrokitjet e forta për ta.

“Pse Panairi quhet EXPO DIASPORA 2026, ngase dihet kontributi i rëndësishëm i diasporës, jo vetëm në remitenca, por edhe si përkrahje e drejtpërdrejt për të gjithë neve që i kemi familjarët tanë që e zhvillojmë dhe ndajmë biznesin së bashku”, tha Sadikaj në hapjen e panairit.

Ai tha se EXPO DIASPORA 2026 është një simbiozë dhe një përbashkim ndërmjet televizionit të gazetarëve, Kanalit 10 dhe bizneseve partnere që e mundësojnë bashkëpunimin e sinqertë dhe bashkëpunimin e frytshëm që e sjell një sukses të paevitueshëm të televizionit të gazetarëve të Kanalit 10.

“EXPO DIASPORA 2026 do të përmbajë disa biznese komponente të biznesit në Kosovë, nisur nga ndërtimi, pastaj shërbimet, tek shëndetësia, tek prodhuesit, e gjërave ushqimore dhe tek shumë detaje që ju do t’i shihni pas pak”, shtoj Sadiku duke prezantuar hapjen e panairit.

Derisa në fjalën e tij hapëse, drejtori i Kanal 10, Arbër Gashi ka theksuar se ky aktivitet do të jetë i hapur deri me 18 gusht.

Ai tha se ky panair shënon një fillim të ri si televizion, duke shtuar se roli i medias nuk përfundon vetëm tek informimi i drejt, por misioni i tyre është të krijojmë ura bashkëpunimi, duke ofruar bizneset me qytetarët, por edhe duke promovuar sipërmarrësit tonë të suksesshëm brenda dhe jashtë vendit.

“Kosova ka biznese që janë zhvilluar me vizion, kreativitet dhe inovacion, dhe se falënderim i veçantë shkon për PRISHTINA TICKET si turoperatori më i madh në vend dhe ENOS GROUP, kompania me projektet ambicioze brenda dhe jashtë vendit”, tha mes tjerash drejtori Gashi.

Ai po ashtu i ka falënderuar të gjitha bizneset pjesmarrëse në këtë panair, dhe të gjithë ata që kontribuan që ky event të jetë kaq i veçantë si FLORY Gallery dhe qendrën më të madhe tregtare në vend, Prishtina Mall.

Ky panair është i pari i këtij lloji që organizohet nga një medie e fuqishme siç është Kanal 10, ku në të po marrin pjesë shumë biznese vendore por edhe nga diaspora, të cilët do të shpalosin ofertat e tyre promovuese, punën e tyre që e bëjnë si biznese të fuqishme si në tregun vendor ashtu edhe atë ndërkombëtar për qytetarët dhe për të gjithë vizitorët e shumtë.

Prandaj Panairi EXPO DIASPORA 2026 është mundësia e mirë dhe vendi i duhur për t’u vizituar ngase aty do të gjeni ndërmarrësit më të fuqishëm si nga vendi ashtu edhe nga diaspora.

Panairi do të jetë i hapur deri me 18 gusht. /GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.