Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vendimi i ambasadorëve të BE-së, Bilsimi: Jemi drejt përfundimit të suksesshëm

Gazeta10
20 December 2022 - 16:04

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se me vendimin e ambasadorëve të BE-së për tekstin e liberalizimit të vizvave, tashmë Kosova është drejt përfundimit të suksesshëm të procesit të tejzgjatur, raporton Gazeta10.

Bislimi ka thënë se ky ka qenë një hap para dhe tejet i rëndësishëm.

Më tej, ai ka thënë se ky progres është bërë për shkak të sukseseve të Qeverisë së Kosovës.

Tutje, Bislimi ka thënë se me përfundimin e liberalizimit të vizave, Kosova do të jetë një hap më afër BE-së dhe proceseve integruese.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sot është miratuar nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Një hap tutje, tejet i rëndësishëm, që do të pasohet me aprovimin formal të rregullores mbi heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.

Tashmë jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tejzgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sukseset e arritura nga Qeveria veçanërisht në sundim të ligjit, puna jonë e vazhdueshme me shtetet anëtare dhe mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me rradhë.

Me finalizimin e liberalizimit të vizave, Kosova do të jetë një hap më afër BE-së e proceseve të integrimit evropian”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.