Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vendimi i Qeverisë për pagat, Maliqi: Si me dasht me qëllim mi shkaktu vetes jostabilitet politik

Gazeta10
23 November 2022 - 14:55

Analisti politik, Agon Maliqi, ka thënë se Qeveria sikur po dëshiron qëllimisht t’i shkaktojë vetës destabilitet politik, pas vendimeve të fundit, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se me uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, shkëputja e kontratës kolektive të SBASHK-ut si dhe marrja e mjeteve nga buxheti i Prishtinës në kontekstin e krizës në veri, sikur po synohet qëllimisht destabilitetit politik.

Maliqi ka thënë se mbase po provokohet opozita për zgjedhje të parakohëshme.

Më tej, ai ka thënë se duket se askush nuk dëshiron që ta rrëzojë atë nga pushteti.

Këtu keni postimin e plotë:

“Cili është synimi i uljes së rrogave në sistemin e drejtësisë, i shkëputjes së kontratës kolektive të SBASHK, i marrjes së mjeteve prej buxhetit të Prishtinës – të gjitha në pikun e krizës me veriun? Kjo diqysh si me dasht me qëllim me i shkaktu vetes jostabilitet politik dhe me e provoku opozitën në zgjedhje të parakohshme. Tybe s’po me duket se e ka plan me e prek kush. Rrimë kryeministër, grahi… ti po din”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e tij në Facebook. 

Përndryshe, vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjygjtarët dhe prokurorët po kundërshtohet ashpër nga subjektete opozitare si dhe nga shoqëria civile në vend. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.