Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vendos Qeveria: 14 prilli – Dita memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Gazeta10
12 April 2023 - 12:04

Në mbledhjen e sotme të saj, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për caktimin e datës 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me këtë rast Kryeministri Kurti tha se ky vendim është për njohjen e dhimbjes dhe vuajtjen e viktimave të kësaj dhune gjatë luftës së fundit.

 “Duke e njohur dhimbjen dhe vuajtjen e grave dhe vajzave edhe të burrave dhe djemve si të mbijetuar të dhunës seksuale, në bashkërendim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, propozojmë caktimin e datës 14 prill si ditë memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Kurti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.