Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Vendosa të flas dhe të mos gjykoj Zotin”/ Kusari-Lila rrëfehet për ballafaqimin me kancerin, ngrit nevojën për ndërgjegjësim

Gazeta10
14 October 2026 - 15:36

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka folur si rrallë herë për ballafaqimin me kancerin.

Në një panel diskutimi, me rastin e nëntorit rozë, ajo ka thënë se rëndësi thelbësore ka se sa shpejt e kuptojmë se kanceri është në organizmin tonë.

“Mund të mos flisja, të vuaja dhe të bëja pyetjen: pse pikërisht unë? Por nuk bëra as të parën, as të dytën. Vendosa të flas dhe të mos gjykoj as Zotin, as robin për sëmundjen time. Më ndihmonte fakti se e dija që, kur kanceri zbulohet në stad të hershëm, mundësitë për shërim janë shumë më të mëdha. Por më ndihmonte edhe forca që ndieja brenda vetes, e cila më shtynte drejt mendimeve të mira për jetën, pavarësisht sfidave që më dilnin përpara” ka thënë ajo.

Përpara të pranishmëve, Kusari-Lila përmendi nevojën e përfshirjes së të gjithëve në diskutime të tilla dhe vetëdijesim mbi kancerin, sidomos të djemve dhe burrave, mbështetja e të cilëve është shumë e rëndësishme për gratë që ballafaqohen me kancerin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.