
Asambleistja e lëvizjes Vetvendosje Aida Doli ka thënë se veriu i Mitrovicës asnjëherë nuk ka qenë më mirë se tani, raporton gazeta10.
Ajo në emisionin Politiko të Kanal 10 deklaroi se këtë e di si pjesë e qytetarëvë të asaj zone.
“Unë e di si qytetare e veriut të vendit dhe jo vetëm që veriu i vendit asnjeherë, në asnjë formë nuk ka qenë më i sigurt për të jetuar dhe për tu zhvilluar si pjesë e reoublikës së Kosovës.
Nuk ka qenë asnjuehrë më mirë se sa tash që jemi, në drejtimin që po shkojmë”, deklaroi Doli.
Ndërkaq i pyetur nga komentatori Matoshi se përse jemi ende nën sanksione, Doli sigurinë e veriut e tha duke e bërë të ditur që fëmijet e saj lëvizin lirshëm në pjesën veriore për të shkuar në shkollë.
Z.Matoshi unë e di një gje që sot fëmijët e mi i lë të lirshëm me kalu urën e Ibrit dhe me shku në Shkollë e më herët nuk kanë mujt”, tha ajo.