Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vërshimet lënë bankat shkollore të zbrazëta

Gazeta10
23 January 2023 - 19:27

Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10

Si pasojë e vërshimeve, katër prej shkollave në Komunën e Skënderajt kanë pezulluar mësimin. Për shkak të dëmeve të shkaktuara, mbajtja e mësimit në to është bërë i pamundur gjatë këtyre ditëve. Nga komuna thonë se mësimi në këtë shkolla pritet të mos nis as gjatë ditës së martë, për shkak se ende nuk ka përfunduar pastrimi i tyre.

Të hënën nxënësit e shkollës “Bashkim Sadiku” në Tulishtë të Skënderajt, nuk i’u kthyen bankave shkollore.

Për shkak të vërshimeve të disa ditëve më parë, mbajtja e mësimit në këtë shkollë është bërë e pamundur.

Ndërsa, hapësira rreth saj është mbuluar e gjitha me baltë.

Drejtori i kësaj shkolle, Hasan Ademi tha se janë duke bërë përpjekje që i gjithë objekti të pastrohet, në mënyrë që mësimi të nis sa më shpejtë.

Bankave shkollore të hënën nuk i’u kthyen as nxënësit e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj, nxënësit e Shkollës së Mesme të Larte Profesionale “Anton Çetta”, e ata të shkollës fillore në fshatin Aqarevë.

Drejtori i gjimnazit “Hamëz Jashari”, Hajdar Beka tha se ende nuk dihet nëse mësimi do të mund të nis gjatë së martës.

Ndërsa, zëdhënësi i Komunës së Skënderajt, Amir Lushtaku ka deklaruar se uji ka vërshuar pjesë të mëdha të këtyre shkollave, andaj edhe sipas tij, nuk dihet sakt se kur do të mund të përfundojë pastrimi i tyre.

 “Shumë nga shkollat kanë nisur mësimin të hënën ndërsa për katër shkollat në fjalë nuk pritet të nis as nesër për shkak të gjendjes aktuale. Duhet edhe një pastrim gjeneral dhe dezinfektim. Uji ka vërshuar pjesë të mëdha të shkollës gjë që nuk mund ta dijmë saktë se kur do të përfundohen.”, tha Amir Lushtaku – Zëdhënës i komunës së Skenderajt.

Si pasojë e vërshimeve, mësimi nuk është duke u mbajtur as në disa prej shkollave në komunat që regjistruan më së shumti dëme.

Nga Ministria e Arsimit kanë thënë ditë më parë se janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtorët komunal të Arsimit dhe se nxënësit do të njoftohen me kohë për mbajtjen e mësimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.