
Raporti: Arbenita Ilazi/Kanal10
Nga reshjet e dendura të shiut, vërshime pati edhe në komunën e Podujevës, e fshatrat përreth. Niveli i ujit në këtë komunë shënoi rënie gjatë së premtes, mirëpo banorët u shprehën të shqetësuar për dëmet e konsiderueshme materiale që i’u shkaktuan.
Mëngjesi i zbardhi shumë prej tyre jashtë shtëpive.
Disa e kaluan natën në vetura, e disa tek të afërmit e tyre që u dolën në ndihmë.
Uji si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, depërtoi brenda shumë shtëpive të Komunës së Podujevës, e fshatrave përreth.
Si rrjedhojë, dëme të shumta materiale i’u shkaktuan banorëve, të cilët e patën të pamundur qëndrimin në shtëpitë e tyre.
Për atë që përjetuan një natë më parë, rrëfyen vetë banorët.
Ndërsa, nga uji u vërshua edhe shtëpia e Muharrem Malokut nga fshati Bradash.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Podujevës, Bahri Selimi tha se ekipet e tyre kanë intervenuar edhe gjatë së premtes.
Ndërsa, në teren ka dalur edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili ka treguar se ka rënë niveli i ujit dhe situata është e menaxhueshme.