Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vërshohet Peja, uji ka depërtuar në qendrën e qytetit (VIDEO)

Gazeta10
22 November 2022 - 20:11

Reshjet e shiut kanë shkaktuar sërish probleme në qytetin e Pejës, ku tashmë në disa lagje të kësaj komune kanë filluar vërshimet.

Peja që nga e diela është duke u përballur me probleme të tilla shkaku i reshjeve të shumta të shiut. Sasia e ujit tashmë ka përfunduar në disa lokale në këtë komunë siç edhe shihet në videon e siguruar nga Gazeta10.

Niveli i Lumbardhit vazhdon të jetë i lartë, ku madje kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri më herët ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes përgjatë shëtitores buzë Lumbardhit, për shkak se në disa zona të shëtitores ka dëmtime të shtegut, çfarë dhe i rrezikon këmbësorët.

“Ekipet tona janë në terren, dhe sapo të përmirësohet moti, do të bëhet rregullimi i këtyre dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut. Të kujdesemi për ambientin dhe ta mbrojmë atë duke mos e ndotur me mbeturina. Këto situata i tejkalojmë vetëm të bashkuar!”, ka shkruar Muhaxheri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.