
Qytetari Ilir Morina ka publikuar pamje të vërshimeve, në të cilat shihet se si uji ka mbuluar automjetet.
Ai thotë se vërshimet dëmtuan bizneset e veturat dhe për këtë ka njoftuar emergjencat. Por sipas tij, nga aty i është thënë se “nuk kanë kënd ta dërgojnë”.
Prishtina po përballet me mot të ligë, shi ka filluar të bie që disa orë duke shkaktuar vërshime në shumë pjesë.