Lajme

Veseli: Liria dhe sovraniteti janë të garantuara përgjithmonë, fal institucioneve tona dhe KFOR-it në Kosovë

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 18:36

Pasojat e mundura nga sulmi i shpërthimit të kanalit në Ibër Lepencit u përmendën nga Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së.

Veseli i ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10, deklaroi se po të realizohej qëllimi i caktuar, dëmet do ishin me përmasa katastrofale humanitare, raporton Gazeta10.

“Sulmi ishte i rëndë, atakim i infrasktrukturës kritike që sikur të realizohej qëllimi i tyre do të kishte përmasa katastrofale humanitare për vendin. Tri të katërtat e territorit të Republikës do të mbesnin pa rrymë për ngrohje, apo për zhvillimin e aktiviteteve mjekësore për të sëmuarit. Pediatria e fëmijëve do të mbetej pa rrymë dhe fëmijët e sëmurë mund të vdisnin. Ku një pjesë e katër apo pesë komunave do të mbesnin pa ujë të pijëshëm, e sigurisht edhe më shumë”, deklaroi ai.

E meritat për parandalimin e këtij sulmi, Veseli i ndan për ata që ishin atje nga momentet e para, duke lënë kështu edhe një porosi për qytetarët.

“Fatmirësisht zoti dhe institucionet tona, duke filluar nga Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, AKI, MPB dhe të gjithë ata burra e gra që morrën pjesë në atë natë kritike arritëm që të nesërmen të kemi dritë. Pra, Kosova do të ketë dritë gjithmonë pavarësisht sulmeve. Siuata në veriun e vendit është e brishtë, por unë apeloj tek qytetarët që sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk do të cenohet asnjëherë. Liria dhe pavarësia e atdheut gjithmonë do të jenë të garantuara, falendëruar institucioneve tona dhe posaqërisht Aleancës Veriatlantike, NATO-s,përmes KFOR-it në Kosovë”, shtoi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.