Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetaksident në Çagllavicë, lëndohen rëndë dy persona

Gazeta10
08 May 2023 - 12:27

Një aksident trafiku ka ndodhur në Çagllavicë të Prishtinës. Sipas pamjeve shihet se bëhet fjalë për një vetaksident.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, si dhe ka treguar se dy persona kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e prishtinës për Gazeta10 ka tregura se në ora 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku si dhe dy persona kanë pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.