Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona

Gazeta10
04 May 2024 - 20:47

Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai shtoi se ngasësi dhe pasagjeri janë lënduar, ndërkaq ky vetaksident ndodhi pasi shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës.

“Me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin e automjetit-kamion dhe kamioni ka dal jashtë rruge. Nga aksidenti dy persona kane pësuar lëndime të lehta trupore, (ngasësi dhe pasagjeri)”, tha Bytyqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.