Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Gazeta10
26 Mars 2023 - 15:18

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në Veternik.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të vetaksidentit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.