Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetaksidenti ku një grua mbeti e vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Gazeta10
14 June 2026 - 17:50

Një grua ka vdekur ndërsa një burrë është lënduar në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Ruogova” sot në mesditë.

Zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se njësitë përkatëse kanë dalë në terren për trajtimin e rastit.

Ajo gjithashtu ka thënë se burri i lënduar po trajtohet në QKUK.

“Me datën 14.06.2026 rreth orës 12:40 në autostraden Ibrahim Rugova në drejtimin Malishevë-Prishtinë ka ndodhur një vet-aksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar ndërsa ka ndërruar jetë një viktimë femër kosovare (pasagjere)”.

“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës femër me vendim të prokurorit është dërguar në mjekësi ligjore për autopsi”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.