
Partia në pushtet – Vetëvendosje – ka publikuar videon e radhës, ku personazhe kryesore janë zyrtarë të partive opozitare.
Në këtë video VV akuzon partitë opozitare për çështjet e drejtësisë.
VV-ja ka përdorur tri deklarimet e fundit të anëtarëve të partive opozitare, duke thënë se këto janë “3 rastet shkollore” se qysh është bërë drejtësia në të kaluarën.
“Drejtësia që e njohim të gjithë. 3 raste shkollore të treguara ditëve të fundit – Drejtësia që e njohim të gjithë. 3 raste shkollore të treguara ditëve të fundit: – ShIK-u që kërkon 3 milionë për të liruar Guvernatorin. – Ministri i LDK-së që kërkon nga Policia të mos ja burgos kryetarin. – Kryeprokurori që i shkon me dosje Kryeministrit.”, thuhet në mbishkrimin e kësaj video që është publikuar në faqen zyrtare të partisë.