Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kjo ishte vetura e shtetasit gjerman – Sveçla publikon vendin ku u gjetën 43 armë të gjata

Gazeta10
11 November 2026 - 14:06

Një operacion i suksesshëm i Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka rezultuar me arrestimin e një shtetasi gjerman dhe sekuestrimin e 43 armëve të gjata automatike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar armët dhe depon ku janë sekuestruar ato.

“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur. Institucionet tona po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në parandalimin dhe luftimin e çdo veprimtarie kriminale, përfshirë rrjetet e trafikimit ndërkombëtar, që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë, të vendit tonë dhe më gjerë. Sundimi i ligjit nuk ka kompromis.

Do të vazhdojmë me vendosmëri në luftimin e krimit të organizuar dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”, shkruan Sveçla në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.