Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Pejë

Gazeta10
26 November 2023 - 10:37

Një ngjarje e rëndë ka ndudhur sot pasmesnatës në Pejë, ku ka humbur jetën një këmbësor si pasojë e një aksidenti.

Policia e Kosovës njofton se rrreth orës 00:47 në rrugën Bill Klinton  në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta 10.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar  mjeku kujdestarë.

Trupi i viktimës  SH. G.  mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar  në identifikimin e automjetit  të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.