
Një aksident trafiku ka ndodhur pak momente më parë te Kroi i Njelmët, raporton Gazeta10.
Një veturë e tipit Mercedes është goditur nga treni.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha ajo për Gazeta10.