Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetura përfundon në kanal te Kroni i Mbretit, krijohen kolona disa kilometra të gjata në drejtim të Prishtinës

Gazeta10
16 November 2026 - 8:17

Një veturë ka përfunduar në kanal në zonën e njohur si Kroni i Mbretit.

Si pasojë e incidentit, në këtë segment të rrugës janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, të cilat shtrihen për disa kilometra në drejtim të Prishtinës.

Qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, ndërsa ngasësit që kalojnë në këtë pjesë të rrugës këshillohen të kenë kujdes të shtuar dhe të bëjnë durim deri në normalizimin e trafikut.

Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar apo për rrethanat se si ka ndodhur incidenti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 November 2026
Lajme
16 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.