
Një veturë është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës në afërsi të Prishtina Mall.
Sipas burimeve të Kanal10, zjarri ka shpërthyer papritur ndërsa automjeti ishte i parkuar.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Burimet në vendngjarje thonë se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe se tymi i dendur është parë nga larg.