Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Video si në filma, momenti kur X6-ta ‘fluturon’ nga rruga mbi digën e liqenit të Tiranës

Gazeta10
22 August 2023 - 14:45

Janë publikuar pamjet e frikshme të aksidentit të paprecedentë që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit te Diga e Liqenit Artificial në Tiranë. Siç shihet nga pamjet, makina tip BMW X6 me shofer Eldi Alushin 26 vjeç ka ardhur me shpejtësi skëterrë nga Rruga e Kosovarëve dhe është ngjitur fluturimthi në pedonalen e digës së liqenit duke u përplasur tek bordurat mbrojtëse.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit pa targa ka braktsur makinën dhe është larguar në drejtim të paditur. Dyshohet se në momentin e aksidentit drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.