Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Videoja e Albin Kurtit që po komentohet shumë në rrjetet sociale

Gazeta10
03 September 2022 - 10:15

Kriza e grevave në Kosovë që ka shpërthyer këtë javë, ka nxitur shumë reagime e indinjatë në vend.

Të gjithë e shohin në mënyra të ndryshme. Por këto ditë, në rrjetet sociale po bën gjiro një video nga një fjalim i Albin Kurtit sa ishte në opozitë ku ai kritikonte se si pushtetarët harxhojnë më shumë në telefona mobil e dreka se sa paga e një arsimtari e mjeku.

“Nuk ka kuptim që injoranti e hajni që ka hipur atje lartë të paguhet me dhjetëra mijëra euro në vit. Të shëtit me makina zyrtare e shoferë ndërsa mësuesi e mjeku e punëtori i administratës të paguhet më pak se sa që pushtetari i shpenzon për telefon mobil, a për dreka e darka” kishte thënë Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.