Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vihet gurëthemeli i objektit të ri të FSHMN-së

Gazeta10
23 February 2023 - 14:12

Sot u bë vënia e  gurthemelit të objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, i cili financohet përmes fondeve të IPA-s, si dhe UNOPS-in si partner implementues në realizimin e këtij projekti.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri uroi që gurthemeli  i këtij objekti të jetë edhe një faqe e re në historinë e zhvillimit të Universitetit të Prishtinës, si dhe e zhvillimit të gjithmbarshëm socio-ekonomik të vendit tonë.   

“Ndërtimi i objektit të ri modern për Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës do t’ju sigurojë studentëve dhe personelit akademik infrastrukturën, teknologjinë dhe burimet e nevojshme për zhvillim akademik dhe profesional në degët studimore të këtij fakulteti”, tha Kurti. /Gazeta 10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.