Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Viktima kryesore sot është kameramani nga Presidentja” /Xhevdet Smakiqi

Gazeta10
10 Shtator 2025 - 23:05

Avokati Xhevdet Smaikiq ka komentuar arrestimin e kameramanit dhe reagimin e Presidentes, Vjosa Osmani, e cila tha se fëmijët e saj po përndiqen. 

Smakiqi në “Adresa” ka thënë se e vetmja viktim në këtë mes është kameramani. Ai ka thënë se nuk ka shkelje të të drejtave të fëmijëve sepse nuk e kemi ditë se si do të transmetohet, pasi ia kanë konfiskuar kamerën.

“Presidentja dëshiron të mbajë të fshehur pagesat që i ka bërë në shkollat private për vajzat dhe është paragjykim dhe pasaktësi t’i merret kamera sepse ka mundur Paparaci që t’ua mbulojë fytyrat para se ta publikojë. Interesi i publikut ka qenë që presidentja përveç që ka ndërru lokacion të vendbanimit në lagjen me elitare e ka ndërru edhe shkollën për vajzat e saj”, ka thënë Smakiqi. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.