Në emisionin “Dita e re” në Kanal10, po diskutohet për konvertimet fetare në Kosovë. Lidhur me këtë çështje një lidhje direkte imami, Musa Vila, është treguar i ashpër teksa ka thënë se shqiptarët në shumicë janë mysliman, duke shtuar se gjërat që postohen në rrjetet sociale janë propagandë dashakeqe ndaj popullit të Kosovës.
Tutje, ai thënë se nuk ka mbetur Ismail Kadare me vendos për shoqërinë shqiptare sepse këto janë çështje historike që janë të brumosura në shpirtin shqiptarë.
“Ne i kemi përcjellur këto gjëra dhe nuk është diçka që lënë gjurmë sepse shoqëria jonë është e një shoqëri progresive, njerëzit sot lexojnë, mësojnë edhe dinë. Shumë gjëra të cilat postohen në rrjetet sociale janë një propagandë dashakeqe ndaj popullit të Kosovës e shtetësisë së Kosovës e më e keqja është ndaj të ardhmes. Kosova është shtet me popullat unike me përqindje islame, mbi 95 për qind janë mysliman, por të tjerët çka janë ata e kanë fenë e vet. Aspekti i shqiptarisë është i vendosur herët dhe është i definuar se nga duhet të shkojë shoqëria dhe nuk ka mbetur Arbër Graqi e Ismail Kadare me vendos për shoqërinë shqiptare sepse këto janë çështje historike që janë të brumosura shumë në shpirtin shqiptarë dhe shqiptarët me shumicë janë të deklaruar se janë mysliman dhe do të mbesin qysh janë”, ka thënë Vila. /Gazeta 10/