
Dy herë kampionët e Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli ka bërë transferimin e radhës në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Therandasit kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Vince Cole.
Cole vjen në basketbollin kosovar pas një periudhe të kaluar në kampionatin holandez, teksa më parë ka qenë pjesë e kolegjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Cole është transferimi i fundit i Yllit këtë edicion dhe vjen në pjesën më të rëndësishme të sezonit.
Skuadra e drejtuar nga Petar Mijovic ditë më parë transferoi edhe lojtarin tjetër të huaj, Aaron Jones.
Ylli gjendet në pozitën e katërt në tabelë në Superligën e Kosovës me 12 fitore e nëntë humbje.
Vince Cole pritet të debutojë me Yllin në ndeshjen kundër Bashkimit që luhet të shtunën.