
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ndër të tjera kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ata kanë diskutuar edhe për tema shëndetësore.
Më tej, thuhet se Vitia a ka njoftuar ambasadorin Rohde edhe për punën, planet por edhe për sfidat e kësaj ministrie.
Tutje, thuhet se ata kanë konkluduar se Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera të cilat do të thellohen edhe më tej.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde.
Temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. / Gazeta10