
Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija teksa ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit, ka thënë se po të mbante këtë pozitë dikush nga partia Guxo, atëherë me të do të rrezikohej edhe koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen e Kurtit, shkruan Gazeta10.
“Nëse do të vinte puna të shkarkohej ndonjë ministër i Shëndetësisë nga partia Guxo, kjo sigurisht do ta rrezikonte edhe koalicionin ndoshta. Prandaj, konsideroj se s’do duhej që shëndetësisa të ishte në pozicion që mund të rrezikohet nga çfarëdo konstilacioni politik”, tha Vitija në Politiko./Gazeta10