Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Vitra të Qeverisë për sektorin publik”- Sefaj për ekzekutimin e pagave: S’ka rritje

Gazeta10
01 March 2023 - 18:15

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj më “Info10”, ka folur rreth ekzekutimit të pagave me rritje këtë muaj për këtë kategori, raporton Gazeta10.

Sefaj, këtë rritje e ka quajtur si ‘’vitra nga Qeveria’’, duke thënë se është e pamjaftueshme për të mbuluar koston e jetesës së shërbyeseve civil.

“Po nëse e shohim pagat që janë ekzekutuar dhe ligjin e vendimin e Qeverisë për të kaluar nga formati i vjetër në të ri, duke anashkaluar rregulloren e klasifikimit të vendeve të punës. Mendoj se ka huqje të mëdha, përveç se nuk ka rritje, po them se rritja është shpërndarje e vitrave nga Qeveria për sektorin publik, është e vogël sa që do të thoja se nuk është rritje që do të mund të mbulonte një kafe për muaj për sektorin publik. Do të duhej të kishim një vlerë të koeficientit që do ta bënte të përballueshme koston e jetesës.”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.