Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vizita e Kurtit në Tetovë dhe Çair, nxit përplasje mes pozitës dhe opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut

Gazeta10
11 August 2023 - 18:55

Rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair, një një lidhje direkte për Kanal10 ka folur kryetari i komunë së Çairit, Visar Ganiu, cili tha që ardhja e Kurtit do të thotë një mobilizim për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë.

Ai tutje tha që duke marrë parasysh që Kurti ishte bashkëpunëtor i veprimtarit Adem Demaçi atëherë kanë vendosur që sot në përurimin e rrugës “Adem Demaçi”, ta ftojnë Kurtin në Çair.

Kryetari i Çairit komentoi edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i cili për vizitën e Kurtit në Tetovë dhe Çair  kishte thënë se është ndoshta Kurti atje nuk po shkon si Kryeministër.

Ganiu tha se kjo është një gafë apo skandal i tij. “Kryeministri Kurti kudo që të shkojë është kryeministët i Kosovës”, tha Ganiu.

Ai tutje ka thënë se ndoshta Osmanit po i pengon që Kurti nuk po i viziton ministrat e kabinetit qeveritar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.