
Gazetari Fidan Rama ka komentuar vizitën e Zelenskyt në Tiranë dhe qëndrimin të presidentit serb, Aleksander Vuçiq ndaj dy shteteve, Ukrainës dhe Rusisë.
Ai thotë se qëndrimi i Vuçiqit ka fituar shumë pikë në luajtjen e dy karrigave që të mos vendos se nga cila anë është.
Rama shton se prezenca e shefit të UDB-së ku bëhet propaganda më e madhe ndaj Perëndimit për mua është tregues më i madh se sa shitja e armëve, raporton Gazeta10.
“Unë mendoj që Vuçiq ka fituar poena në luajtjen e këtyre dy karrigave, pra e ka forcu edhe më shumë pozicionin e tij që të mos vendos së na cila anë është, e ka sjellë edhe më shumë në avantazhë veten, Vuçiq sot është më komodë pas prezencës së tij në forumin që po mbahet në Tiranë, sepse ka një arsye më shumë që të thotë se Zelensky nuk e ka problem Serbinë si aleate kryesore të Rusisë sepse ai po bashkëpunon me Serbinë se po i blenë armë, ndërsa terreni thotë dicka tjetër, prezenca e shefit të UDB-së ku bëhet propaganda më e madhe ndaj Perëndimit për mua është tregues më i madh se sa shitja e armëve”, tha ai në Politiko./Gazeta10