
Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do të qëndrojë këtë të hënë për vizitë zyrtare në Kosovë, me ç’rast do të zhvillojë takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Arsyen e kësaj vizite në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, O’Brien do t’i zbulojë në një intervistë ekskluzive në “Politiko” me Kushtrim Sadikun këtë të hënë në orën 20:20.
Ndihmëssekretari amerikan i shtetit do të flasë për qëndrimet e tij lidhur me marrëdhënien aktuale të SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin, ndërsa pritet të përcjellë pikëpamjet dhe mesazhet e tij për dialogun ndërmet Kosovës dhe Serbisë, duke vënë në pah edhe çështjet problematike dhe marrëveshjen, e cila është këmbëngulur në vazhdimësi nga aleatët ndërkombëtarë që të zbatohet.
Këto dhe tema të tjera, të cilat janë me rendesi të madhe për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të mund t’i ndiqni nga ora 20:20 në “Politiko”. /Gazeta10/