Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vizitë e rrallë, Ali Ahmeti takon prindërit e ish presidentit Thaçi (Video)

Gazeta10
02 Qershor 2023 - 19:18

Raporti: Arbenita Ilazi

Shtëpia e Haxhi Thaçit në Burojë të Skenderajt vazhon të jetë e hapur për vizitorë të shumtë. Të premten në mesditë në odën e Thacëve ka qëndruar një mysafirë i vecantë nga Maqedonia e Veriut, njëri nga njërëzit kryesorë të UCK-së, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Vizita dhe porosia e Ahmetit ka ngrohur zemrën e babait të ish-presidentit Hashmim Thaci dhe familjes së tij.

Dera e kësaj shtëpie në Burojë të Skenderajt nuk mbyllet asnjë ditë.

Aty hyjnë e dalin mysafirë të njohur dhe të panjohur nga të gjitha trojet shqiptare.

Të premten në mesditë, këtij fshati të bukur në zemër të Drenicës ia kishte mësyrë një mik i rrallë i shtëpisë së Thaçëve, në veçanti i ish presidentit Hashim Thaçi.

Vizita e udhëheqësit të shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe zëvendëskryeministrin Artan Grubi e lumturoi babain e ish presidentit dhe familjarët e tjerë.

Ali Ahmeti i tregoi për arsyen e ardhjes së tij në Burojë.

E vizita e Ali Ahmetit erdhi vetëm disa ditë pas vizitës së birit të tyre nga Haga, ish presidentit Hashim Thaçi.

Babai i ish presidentit, Haxhi Thaci u shpreh falenderues ndaj Ali Ahmetit dhe të tjerve për vizitën.

Në vizitën që zgjati përreth dy orë ishin të pranishëm edhe figura të tjera të njohura publike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.