
Një grua në fshatin Davidovc të Shtimës është lënë pavetëdije nga goditja që mori nga hajduti i cili hyri për t’i vjedh shtëpinë, raporton Gazeta10.
Sipas vjehërrit të viktimës, i dyshuari ka vjedhur 600 euro ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Fsh. Davidovc, Shtime 09.11.2022 – 17:10. Viktima femër kosovare ka njoftuar se derisa ka qenë në shtëpi, ka hyrë një person i panjohur, i cili e ka goditur dhe lënë pa vetëdije. Sipas dëshmitarit (vjehërri i viktimës) nga dhoma ku ka ndodhur incidenti janë vjedhur 600€ para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime dhe deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar./Gazeta10