Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vjehrri e ngacmon seksualisht nusen e djalit të tij në Pejë, Prokuroria jep detaje

Gazeta10
16 May 2023 - 12:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku dyshohet se vjehrri 63-vjeçar ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha për Gazeta10 se personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

“Personi i dyshuar është ndaluar per 48 orë, nën dyshimin se ka kryer vepren penale “Ngacmimi seksual”. Prokurori i shteti ka autorizuar Policinë e Kosovës të merren masat e nevojshme hetimore për këtë cështje penale”, tha Nikçi.

Por, në media është raportuar se viktima është një 21-vjeçare, e cila është tronditur me veprimet e vjehrrit të saj i cili e ka puthur e prekur me zor në pjesët intime dhe pastaj e mbylli në dhomë, që t’ia pamundësojë denoncimin e rastit.

Rasti kishte ndodhur me 11 maj, ndërkohë që viktima e kishte rapotuar rastin në Polici gjatë ditës së djeshme.

“NGACMIM SEKSUAL/Pejë 11.05.2023-09:00. Me datë 15.05.2023 viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.