Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vjenë, Osmani: Ne gjithmonë i themi po vlerave dhe identitetit europian (VIDEO)

Gazeta10
18 November 2022 - 11:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalë rasti në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa në Vjenë, ku ndër të tjera ka thënë se Kosova rreshtohet me identitetin dhe vlerat europiane, raporton Gazeta10.

Duke folur për situatën aktuale, Osmani ka thënë se sot është Ukrania nesër mund të jetë dikush tjetër prandaj duhet unitet.

“Sot është Ukraina por nesër mund të jetë secili prej neve, dhe për këtë ne duhet të punojmë së bashku, për këtë ne duhet të qëndrojmë ngrihemi për njëri-tjetrin”, ka thënë Osmani.

Më tej, ajo ka thënë se e kupton gjendjen e Ukrainës meqë me të është ballfaquar Kosova dy dekada më parë.

“Me çfarë Ukraina po përballet sot është ajo me çfarë vendi im dhe qytetarët e mij janë ballafaquar dy dekada më parë”, ka shtuar më tej Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se Kosova nuk rreshtohet me ata që rrënojnë vlerat dhe idetë e Europës.

“Ne gjithmonë do të themi jo atyre të cilët provojnë të shkatërrojnë vlerat dhe idetë europiane dhe gjithcka që ne e kemi arritur si kontinent”, ka thënë Osmani.

Më tej Osmani ka thënë se Kosova gjithmonë do t’i thotë po vlerave dhe të Drejtave të Njeriut si produkte të angazhimit europian.

“Ne gjithmonë do të themi po për idetë dhe vlerat europiane, ne gjithmonë do të themi po për të Drejtat e Njeriut, ne gjithmonë do të themi po për identitetin europian”, ka shtuar më tej Osmani.

Këtu keni postimin e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.