Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vjosa Osmani: Logjikë mesjetare, Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot e arrestojnë

Gazeta10
14 November 2026 - 16:05

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohen rastet që lidhen me sigurinë dhe drejtësinë.

Osmani ka përmendur rastin e Arlindës Zekajt, për të cilën ka thënë se institucionet e kanë lënë në duart e vdekjes, ndërsa ka vënë në pah rastin e fundit të arrestimit të pronarit të një lope që kullot bar.

“Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!”, ka shkruar Osmani.

Ajo e ka cilësuar këtë qasje si “logjikë mesjetare” dhe “drejtësi të përmbysur”, duke kritikuar institucionet për, siç ka thënë, përparësinë që po i japin mbrojtjes së kullotave në raport me mbrojtjen e jetës së njeriut.

“Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka përfunduar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.