Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës

Gazeta10
10 Maj 2026 - 11:52

Vjosa Osmani ka vazhduan me prezantimin e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi, Osmani ka njoftuar listës së saj i është bashkuar edhe analisti Visar Xani.

“Visari i përket atij brezi që e njohu Kosovën në lëvizje, në debat, në përpjekjen e saj të vazhdueshme për t’u bërë shtet më i fortë e më i drejtë”, ka shkruar Osmani, raporton IndeksOnlnie.

Ky është postimi i saj:

Për më shumë se tetëmbëdhjetë vjet, puna e Visar Xanit lidhet ngushtë me fjalën publike.

Visari i përket atij brezi që e njohu Kosovën në lëvizje, në debat, në përpjekjen e saj të vazhdueshme për t’u bërë shtet më i fortë e më i drejtë. Fillimisht si gazetar e analist politik, me syrin kritik ndaj zhvillimeve shoqërore e politike, e më pas brenda vetë institucioneve, aty ku fjala duhet të shndërrohet në përgjegjësi dhe puna në rezultat.

Në organizata ndërkombëtare dhe në administratë publike, Visari ka sjellë qetësinë e njerëzve që e kuptojnë shtetin si një projekt në të cilin duhet të punohet ditë pas dite. Visari ka kontribuar në reforma, në komunikim institucional dhe në formimin profesional të shumë zyrtarëve në Kosovë, në veçanti me rolin e tij si Koordinatori Nacional i RESPA-s për Kosovën.

Mbi të gjitha, ai sjell një cilësi që rrallë thuhet, por lehtësisht dallohet: seriozitetin e njeriut që e sheh shërbimin publik si detyrim ndaj qytetarëve dhe jo si privilegj.

I nderuar Visar, na priftë e mbara në këtë rrugëtim të përbashkët! 🇽🇰

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.