Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vllasi i quan përralla deklaratat e Vuçiqit: Është skenari i njëjtë që përdori edhe Millosheviqi

Gazeta10
13 December 2022 - 18:24

Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka komentuar në Info10, deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë, pas dorëheqjeve të fundit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Vllasi këto deklarat i ka quajtur përralla, derisa ka shtuar se të njëjtën strategji e kishe përdorurë për propaganda, edhe Millosheviqi, shkruan Gazeta10.

“Jo more, ato janë përralla. Unë e maj në mend është skenari i njëjtë i Beogradit para 30 e sa vjetëve, skenari i Millosheviqit, që së pari bënin propagandë se serbët janë të rrezikuar nga shqiptarët dhe nga pushteti i atëhereshëm i Kosovës. Por, tash situate radikalisht ka ndryshuar, se Kosova është shtet. Faktori ndërkombëtarë është këtu për ta ruajtur sigurinë. Vuçiqi këto kërkesa i ka propaganda të brendshëm”, tha Vllasi në Info10.  /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.